Pages

Zone for Hack=

Lajme nga Teknologjia

http://InformatiksRKS.blogspot.com

Ketu ne vazhdim ne slide mund ti shihni lajmet me te reja nga Teknologjia

Google Pranon Kosoven Si Shtet!

Listes se njohjes se shtetit me te ri ne bot shtetit te Kosoves i shtohet edhe Google. Mirpo kjo njohje eshte realitet virtual tanime shtetasit Shqipetar te Kosoves mund ta kerkojn ne sherbimin “Google Adwords” si Kosovo.Shërbimi për gjetjen e fjalëve që kërkohen shpesh në motorin e kërkimit Google, i cili mundëson edhe hapjen e ndonjë fushate për reklamim të ndonjë produkti apo shërbimi, tashmë iu mundëson bizneseve nga Kosova që të kenë si shënjestër përdoruesit e motorit kërkimor Google në shtetin e Kosovës.

GTA: San Andreas së shpejti në iOS, Android dhe WP,

Rockstar spo ka njoftuar se do lëshojë lojën Grand Theft Auto: San Andreas në versionin mobil. Kjo lojë e popullarizuar do të jetë në dispozicion në Android, iOS dhe Windows Phone që nga muaji Dhjetor. Çmimi dhe data e saktë e debutimit ende nuk janë zbuluar. RockStar tashmë ka lëshuar GTA III dhe GTA:Vice City për pajisjet mobile, pra ne mendojmë se nuk do kalojë kohë e gjatë dhe do bëhet edhe debutimi i GTA: San Andreas. Po ashtu, kompania RockStar premtoj se do ketë disa përditësime të reja rreth grafikës dhe disa rregullime të tjera për kontrollim sa më të stabil

Samsung lanson Galaxy Grand 2

Samsung ka lansuar pajisjen Galaxy Grand 2, një pajisje e menqur me ekran 5.25 inç që është pasardhës i pajisjes Galaxy Grand, e cila po ashtu njihet si pajsje me ekran të madh. Pajisja ka një ekran me madhësi 1280×720, procesor Quad-Core 1.2 GHz, 1.5 GB RAM, 8GB hapsirë dhe kamerë 8 mega-piksel. Dimensionet e pajisjes Grand 2 janë 146.8 x 75.3 x 8.9 mm dhe 163g, bateri 2.600 mAh. Pajisje vjen me hapsirë për dy SIM kartela dhe sistem operativ Android 4.3 Jelly Bean. Galaxy Grand 2 do të jetë në dispozicion në tri ngjyra, të zezë, bardhë dhe rozë. Çmimi dhe data e saktë e daljes në treg ende nuk janë zbulur.

Google investon 80 milionë dollar në fushën e energjise.

Google ka investuar 80 milionë dollarë për krijimin e gjashtë centraleve të reja solare/diellore në Kaliforni dhe Arizonë në mënyrë që të sigurojë energji të mjaftueshme elektrike për 17.000 shtëpi në Shtetet e Bashkuara. Ky është investimi i 14 që kompania Google ka bërë në fushën e energjisë. Kompania deri tani ka dhuruar më shumë se 1 miliardë dollarë që prej vitit 2010 sa i përket projekteve solare dhe atyre me anë të erës. Bazuar në postimin e bërë nga Google, projektet kanë një kapacitet të kombinuar prej 106 megavat, ndërsa përmes qymyrit mund të prodhohet energji 600-700 megavat, përmes centraleve bërthamore 900-1300 megavat. Google aktualisht merr 33 përqind e energjisë nga burimet e saj të rinovuara por shpreson që të merrë 100 përqind të energjisë në disa pika.

Nga sot me dt. 01.12.2013 rrjeti 3G edhe ne Kosovë

IPKO njofton se brenda 20 minutave të para me 3G, më shumë se 9500 përdorues të saj tashmë janë duke e përdorur rrjetin 3G.Pakot e 3G fillojnë prej 1.95 euro. Pakoja hyrëse me internetin 3G do të jetë pako MINI e cila do të ofrojë 300 megabajt w do të kushtojë vetëm 1.95 euro për muaj. Pakoja e dytë me 500 megabajt internet 3G është pakoja MIDI, e cila do të kushtojë 3.95 euro për muaj. Ndërsa, pakoja MAXI e cila ofron 1GB internet 3G do të kushtojë 4.95 euro për muaj. Të gjitha pakot e internetit në mobil nga IPKO do të marrin edhe 5GB internet WiFi falas.

iPhone 6 me ekran që nuk gërvishet?

Sipas një raporti të fundit medial thuhet se Apple ka paguar 578 milionë dollarë për kompaninë GT Advanced Technologies, e cila do ti përdor këto fonde për ta përshpejtuar procesin e zhvillimit të kapaciteteve të saj. Furrat e kësaj fabrike do të përdoren për të prodhuar material të lirë, por edhe sasi të safirit, i cili më pas do të përpunohet për tu përdorur në iPhone 6. Xhami prej safari në iPhone 6 besohet se do të jetë 2.5 herë më jetëgjatë sesa Corning Gorilla Glass, dhe i njëjti do të jetë rezistent ndaj gërvishtjeve. Edhe pse nuk dihet asgjë për datën e lansimit të iPhone 6 apo formën dhe dizajnin e këtij modeli, besohet se i njëjti do t’i përngjajë mjaft shumë modeleve ekzistuese iPhone 5 dhe iPhone 5S.

Kosova me mbi 1 milion përdorues të internetit

Mbi 1 milion kosovarë përdorin internetin, me një përqindje gati identike me vendet e zhvilluara, thotë një raport i publikuar nga STIKK. Depërtimi i Kosovës në internet, bazuar në përdoruesit është 76.6 për qind, përqindje kjo pothuajse e njëjtë me ato në vendet e zhvilluara, ku sipas një raporti të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit depërtimi i internetit është 77 për qind.Përqindja e popullsisë rurale që përdor internetin është 77,7 për qind, për dy pikë më e lartë se ajo urbane që përdor internetin me 75 për qind.Ky vlerësim është bërë nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit e Kosovës STIKK, e cila ka përgatitur një raport rreth përdorimit të internetit në Kosovë.

Friday, December 13, 2013

Si te perdorim USB si RAM Memorie.


  • Se pari e beni format nje USB qe e keni pastaj e riemeroni me emrin "RAM Drive"
  • Futeni USB ne PC pastaj shkoni.:
  • My Computer Properties pastaj ADVANCED dhe te e para shkoni SETTINGS, pastaj hapet nje dritare aty prape shkoni ADVANCED pastaj CHANGE dhe do te shihni nje disk RAM DRIVE e selektoni, klikoni SET (PSH nese disku eshte 1.86 gb ju e beni 1.50gb punon me mire).
[ informatikaRKS ]

Si të rikthejm fajllat qe i kemi fshirë me heret.

 Keni fshirë aksidentalisht një foto ose fotografi të tjera nga kompjuteri juaj ose aparat fotografik dixhital? Edhe nëse e keni  pastruar Recycle Bin, ka ende një shans që fotot tuaja mund të kthehen.


Instalo këtë program të dobishëm te quajtur Recuva nga Piriform. Kliko për të shkarkuar
Pas programit që është instaluar filloni atë dhe klikoni anulojë në ekran Wizard Recuva.
Së pari zgjidhni drive, doni të skanoni për grisi fotografi.

Mëso kur është prodhuar kompjuteri i juaj.

Për të kuptuar datë e prodhimit të kompjuterit tuaj ndjeki këta hapa:
  • Hap komandë llajnin [CMD 'Command-line']
  • Shkruaj DEBUG dhe pastaj df000:fff5
Pasi të shtypni ‘enter’ do të shfaqet data e prodhimit të kompjuterit tuaj sikur te fotoja e mëposhtme:
[ informatikaRKS ]

Sunday, December 1, 2013

Si të shihni videot në YouTube pa ndërprerje

Dikur ishte më e lehtë të shihje një video pa ndërprerje në YouTube pasi ajo shkarkohej e plotë në memorien afatshkurtër të kompjuterit.
Kjo ishte shumë e dobishme për përdoruesit pasi edhe në ato raste kur interneti ishte i ngadaltë mund t’a ndaloje videon një moment dhe prisje derisa të shkarkohej, gjë që tregohej tek niveli i mbushjes të shiritit “buffer”. Kur shiriti mbushej plotësisht atëherë ishte e mundur që të shihje videon pa ndërprerje.

Krijimi i nje rrjete bazike (LAN)!


Nje informate shume e shkurte qe ti kuptoni gjerat me elementare ne rrjeta.
Fjala LAN eshte shkurtes per Local Area Network dhe qe perfshin nje hapesir fizike si psh: Shtepi, Zyre, Shkolle, apo ndonje Kompani tjeter e cila eshte ne nje objekt. Dhe qe eshte e kunderta e WAN qe eshte shkurtes per Wide Area Network e cila perfshin hapesira te medha gjeografike lidhje te pikave ku ato mund te jene me Qindra/Mija Kilometra larg njera tjetres si psh: Prishtine-Prizren, Kosove-Shqiperi etc. .

Si te zbulojme MAC adresen e kompjuterit?

1. Klikojme ne butonin START.
[​IMG]
2. Pastaj shkojme ne RUN dhe hapim komanden CMD.

Formatizimi i Windows XP me USB

Gjërat që ju duhen…
  • Formati ISO i Windows XP
  • WintoFlash [Vegël falas për përdorim]
  • Nje USB [së paku 1 GB]
  • MagicISO


1. Hapi i parë - Përgatisim fajllët e Windowsit